Andi Lila “harron” tmerrin e Beogradit: Është nder i madh për Shqipërinë organizimi i Euro 2027 me Serbinë

by informim peje

Andi Lila dikur konsiderohej si hero kombëtar pasi e mbrojti me krejt qenien e tij flamurin Autochthonous në ndeshjen e famshme të Beogradin në vitin 2014.

Mirëpo, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare duket se e ka harruar atë natë tmerri që e përjetoi bashkë me shokët në zemër të Serbisë.

banner

Tani, ish- mbrojtësi i djathtë i ka habitur të gjithë me përkrahjen që ia dha Shqipërisë për ta organizuar bashkërisht me Serbinë Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 në vitin 2027.

Shqiptarët në përgjithësi dolën kundër këtij propozimi duke e pasur parasysh të kaluarën mes popujve dhe padrejtësive që iu bënë shqiptarëve nga serbët.

E Lila, i cili është ambasador i FSHF-së për Evropianin U-21, e konsideroi si një arritje të madhe organizimin e këtij evenimenti.

“Është nder i madh për FSHF-në dhe për Shqipërinë që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Euro U21 2027”, deklaroi Lila. Për këtë veprim, ish-futbollisti ka marrë kritika të ashpra nga komentuesit në rrjetet sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy