Ligji kundër emigracionit, mijëra qytetarë amerikanë protestojnë në SHBA

by informim peje

Mijëra qytetarë në shtetet e SHBA-së kanë mbajtur protesta kundër politikave që presidenti Donald Trump ka ndjekur ndaj emigrantëve që kur ai mori detyrën disa javë më parë.

Sipas mediave amerikane, protestuesit që u organizuan përmes platformave të mediave sociale me hashtagun #50501, që do të thotë “50 protesta në 50 shtete në 1 ditë”, filluan të mblidhen pas drekës para Kongresit dhe bashkive në shtete.

banner

Mijëra njerëz që u mblodhën mbajtën protesta në shkallë të gjerë ndaj politikave për “të drejtat kundër emigrantëve” dhe vendimeve që eliminojnë praktikat për “diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje”, të cilat Trump zbatoi pas marrjes së detyrës.

Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Carrie Rheingans e cila mori pjesë në protestat në Lansing, Michigan, tha se protestat u kryen “për mbrojtjen e gjithë njerëzimit nga njerëzit”, ndërsa vuri në dukje se do të ketë më shumë demonstrata në vazhdim.

Protestuesit që u mblodhën në qytetin Austin të Teksasit, mbanin pankarta me mbishkrimet “Ne njerëzit e refuzojmë Projektin 2025″ dhe Unë jam krenare që jam vajza e një emigranti”.

Në demonstratat në shtetin e Minesotës, qytetarët u mblodh para ndërtesës së Kongresit të shtetit me flamuj amerikanë dhe meksikan.

Ndërsa qytetarët në shtetin e Kalifornisë, protestuan me pankartat me mbishkrimin “Lufto fashizmin!”.

Protestuesit kritikuan politikat e Elon Muskut dhe të presidentit Trump.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy