Xherdan Shaqiri ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e Baselit në elitën e futbollit zviceran.
Ylli kosovar ka shkëlqyer në fitoren e Baselit 2-1 ndaj Luzernit, fitore që i ka ngritur në krye të Superligës së Zvicrës gjigantin zviceran.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e parë me Winkler.
Por në minutën e katërt të ndeshjes, Xherdan Shaqiri barazoi shifrat në 1-1 nga penalltia.
Në pjesën e dytë Shaqiri sërish ishte vendimtar dhe përsëri nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 57-të për 2-1.
Për 76 minuta në fushë, Shaqiri u vlerësua me notën 7,5 nga SofaScore.
Me këta dy gola Shaqiri shkon në kuotën e tetë golave në kampionat dhe ka 11 asistime.