Zemaj: Përkundër sharjeve e linçimeve, kemi treguar shembull të demokracisë – presim fitoren

by informim peje

Ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e bindur se do të qeverisë me vendin, ka thënë kandidati për deputet i kësaj partie, Armend Zemaj.

Zemaj ka thënë se për një muaj fushatë zgjedhore, kanë takuar qytetarë për t’u prezantuar programin qeverisës. Sipas tij, LDK-ja ka treguar shembull të demokracisë këto ditë fushate.

banner

“Është një atmosferë e mirë, pozitivitet, një fushatë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të mbahet gjatë në mendjen e qytetarëve si një shembull i zhvillimit dhe avancimit të demokracisë, paraqitjes së programit, kandidatëve të mrekullueshëm të saj dhe kandidatit për kryeministër dhe qytetarët të cilët me dinjitet dhe përkushtim e kulturë të madhe kanë marrë pjesë në vazhdimësi në mbështetje kudo në çdo fshat e qytet. Jemi dy ditë para zgjedhjeve, presim fitoren e madhe, ndryshimin pozitiv për Republikën e Kosovës dhe ecjen e saj tutje aty ku e ka vendin meritor në pjesën e familjeve evropiane dhe integrimin euroatlantik”, tha Zemaj.

Ai tha se përkundër sharjeve e linçimeve nga partia në pushtet, këta të fundit kanë zgjedhur shpalosjen e programit. Linçimet e sharjet sipas Zemajt nuk janë pjesë e LDK-së.

“Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, ne jemi partia e presidentit historik Ibrahim Rugova, jemi partia që ka formuar shtetin e Kosovës, partia që vlerëson mundin dhe sakrificën dhe gjakun e gjithë dëshmorëve, andaj edhe gjuha jonë, kultura jonë i takon atyre që janë më meritorët. Duke u bazuar mbi këtë, ne nuk përdorim asnjë lloj linçimi, mbi të gjitha të gjithë jemi shqiptar, dallojmë nga programi polik, dallojmë nga puna e aftësia për me qeverisë për vendin, ndërsa ato sharje e fyerje le t’i mbesin në ndërgjegjen e gjithë atyre që pretendojnë me udhëheq me Kosovën dhe me qytetarët e saj”, u shpreh Zemaj./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy