Daut Haradinaj: Në Pejë do të jetë tubimi më i madhi që nga paslufta, do ju përgjigjemi aty ku po na sulmojnë

by Nexhat

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmëri e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se të shtunën do ta mbajnë tubimin përmbyllës në Pejë, i cili sipas tij, do të jetë tubimi më i madh politik që nga paslufta në Kosovë.

Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa”, Haradinaj ka thënë se nga Peja do t’ju përgjigjen kundërshtarëve, nga të cilët, siç tha ai po sulmohen.

banner

“Peja është qyteti ku është nisur Aleanca edhe meqë po sulmohemi drejtpërdrejtë pikërisht në Pejë, po dojmë me e kthy përgjigjen pikërisht aty ku e kemi nisur dhe mendojë që do të jetë një përgjigje edhe për kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se rënia e LVV-së në pjesën e Dukagjinit është e theksuar dhe kjo shihet edhe nga dështimet e tubimeve dhe në nervozën e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy