Hoxhaj: Masat e BE-së largohen me largimin e Qeverisë Kurti, rikthehet edhe besimi i SHBA-së ndaj Kosovës

by Nexhat

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, aktualisht kandidat për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, thotë se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës largohen, kur në Kosovë largohet Qeveria Kurti.

‘’Sanksionet largohen kur në Kosovë largohet Qeveria Kurti’’ tha ai.

banner

Po ashtu, ai tha se SHBA do ta rikthejë besimin mbi Kosovën, gjithashtu kur të largohet nga pushteti Albin Kurti, kryeministri aktual i vendit.

“Amerikanët e rikthejnë besimin në Kosovë, gjithashtu kur largohet Albin Kurti’’ u shpreh Hoxhaj.

Sipas tij, qytetarët me 9 shkurt 2025 duhet ta bëjnë ndryshimin e qeverisjes së tyre.

‘’Me 9 shkurt është ditë e mirë për të bërë ndryshimin. Kjo është çështje jo vetëm e politikës së jashtme por edhe të brendshme dhe qytetarët e kanë në dorë ta bëjnë ndryshimin” tha Hoxhaj./Frontonline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy