Osmani në ShBA foli në të njëjtin vend ku Nënë Tereza dha mesazhin historik 31 vjet më parë

by Nexhat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti fjalim dje para mijëra pjesëmarrësve të Lutjeve të Mëngjesit në ShBA, organizuar nga Kongresi Amerikan në Washington.

Kjo shënon edhe 31 vjetorin e një prej fjalimeve më të paharrueshme në histori në këtë event, ku Nënë Tereza dha mesazhin që lëvizi botën dhe preku zemrat e miliona njerëzve dhe shpërndau forcë që vazhdon të frymëzojë edhe sot.

banner

E mëngjesin e djeshëm, historia u nderua dhe u përtëri, kur një tjetër grua shqiptare, Presidentja e Kosovës, mbajti fjalimin kryesor aty.

Ashtu si Nënë Tereza që dikur ngriti zërin për jetën, dinjitetin dhe fuqinë e dashurisë, dje Osmani përcolli mesazhe të fuqishme, duke cituar edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova: “Ne kemi besuar te Zoti, dhe ky besim na ka mbajtur gjallë”.

Tutje ajo shtoi se fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy