Radoniqi thotë se nuk ka ende asgjë zyrtare rreth votave të diasporës në Zagreb

by Nexhat

Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së ka thënë se si KQZ nuk kanë informata zyrtare se çfarë ka ndodhur me një pjesë të votave të diasporës në Zagreb,

Kjo deklaratë e tij, në mbledhjen e KQZ-së vjen pas raportimeve se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb, dhe i ka dërguar në ambasadë.

banner

“Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, zyrtarisht nuk e dimë çka ka ndodhur kjo mbetet që të vërtetohet. Stafi i secilës ambasadë është emëruar që të jetë pjesë e tërheqjes së këtyre, por se si ka shkuar aty procedura nuk e di”, ka thënë ai i pyetur nga mediat në mbledhjen e mbajtur të premten.

Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kanë nisur hetime për këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”, thuhet në njoftim.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha organet ligj zbatuese, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të parandalimit të dëmtimit të procesit zgjedhor”, thuhet më tutje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy