Një tjetër fatkeqësi ajrore në SHBA: 10 viktima pas rrëzimit të avionit në Alaska

by informim peje

Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord humbën jetën, thanë autoritetet.

Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishie lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat.

banner

Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departmaenti i Sigurisë Publike të Alaskës.

Avioni u nis në oren 2.37 të pasdites dhe zyrtarët humbën kontaktin me të më pak se një orë më vonë, tha David Olson, drejtor i operacioneve në kompaninë Bering Air.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë, kishte reshje të lehta dëbore dhe mjegull, me temperatura që arrinin deri në minus 8.3 Celsius.

Avioni po operonte me kapacitetin maksimal të pasagjerëve. Të 10 personat në bord ishin të rritur.

Zhdukja e avionit shënon fatkeqësinë e tretë ajrore në SHBA, në tetë ditë. Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë u përplasën pranë kryeqytetit të vendit më 29 janar, duke vrarë 67 persona. Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar, duke vrarë gjashtë personat në bord dhe një person tjetër në tokë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy