Materiali zgjedhor niset drejt komunave, shoqërohet nga policia

by informim peje

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së, për zgjedhjet që priten të mbahen këtë të dielë.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur sot (e shtunë) nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.

banner

Ky material i ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të cilët janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës. Në total, në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të garojnë 27 parti politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy