Katër vjet ministre në Kosovë, Donika Gërvalla shkon në Gjermani që të votojë për zgjedhjet e 9 shkurtit

by informim peje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video nga aeroporti i Prishtinës prej ku ka folur për votimin që po ndodh nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në shtete të ndryshme.

Megjithatë Gërvalla ka udhëtuar sot edhe personalisht për në Gjermani për të ushtruar të drejtën e saj të votës. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Leutrim Sahiti, në një përgjigje për Gazetën Express.

banner

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se votimet po mbahen në misionet diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.

KQZ ka njoftuar se deri në orën 11:00, dalja në votime në shtetet e ndryshme ka qenë mesatare prej 21.60 %. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy