34
Lahi Brahimaj, kandidat i koalicionit AAK-Nisma dhe partnerët për deputet, ka thënë sot se Peja dëshmoi sot forcën e saj të pathyeshme dhe përkushtimin ndaj vizionit për Kosovën Fituese.
“Mbështetja juaj masive është konfirmim i fitores”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, lista 137 përfaqëson vullnetin e përbashkët për një shtet të fortë, të zhvilluar dhe krenar.
“Nesër është dita vendimtare për të ardhmen tonë. Vota për 137 është votë për dinjitetin, për zhvillimin ekonomik dhe për anëtarësimin direkt në NATO. Së bashku do ta bëjmë Kosovën fituese!”, ka shkruar ai.