“Del në Kuvend e thotë ty po t’kërkon Vuçiqi, kjo është arrogancë – Këtu përfundojnë komunikimet tona”, Abdixhiku për gjuhën e Kurtit

by Nexhat

I pari i LDK’së dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka folur për gjuhën e përdorur të Albin Kurtit.

Abdixhiku në emisionin Pressing në T7 thotë se i ka ndërprerë komunikimet politike me të, qysh në momentin kur në Kuvend i është drejtuar me shprehjen: “Ty po të kërkon Vuçiqi”.

banner

Ai thotë se gjuhën që ai e përdor tregon arrogancë.

“Del në Kuvendin e Kosovës, edhe i drejtohet një kolegut të tij të deridjeshëm sic ishte puna ime edhe thtoë: ty po të kërkon Vuciqi. Kjo gjuhë, kjo është arrogancë. Unë nuk kam dasht ti përgjigjem ashtu, kam thënë në rregull, këtu përfundojnë komunikimet tona politike, nuk mund të punoj me dikë që më konsideron të tillë, qoftë edhe për argumente politike, sepse është e ulët, edhe politikja i ka disa rregulla, fundja jemi njerëz”, përfundon Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy