Kush, sa pati në tubimet përmbyllëse?,  Profesori Tomor Çelaj tregon cila parti e mbushi sheshin më shumë

by Nexhat

Profesori Tomor Çelaj ka treguar sipas tij, se cila parti i ka mbushur më shumë sheshet në tubimet e tyre përmbyllëse.

Çelaj në emisionin Pressing në T7 tha se partia e LDK’së, ishte e para me 24 mijë pjesëmarrës.

banner

Pas saj është PDK’ja, me rreth 14 mijë e 946 persona, dhe në fund VV’ja me rreth 6 mijë e 313 persona.

“Maximumi që kanë mund me qenë  në tubimin e VV’së është 6 mijë e 313 persona.  

Në rastin tjetër të PDK’së, kjo është e qartë që kanë qenë dikun 30 metra tutje, fotografisë së Rugovës, dhe kur e kemi kalkulu dhe del që komplet ky shesh, i ka 9 mijë e 984 metër katëror. Del se në tubimin e PDK kanë qenë 14 mijë e 946 persona.

Në rastin e LDK’së është shumë me rëndësi me përmen, bina e përgaditun prej LDK ka pasur hapësirë shumë më të vogël se të dy partive të tjera. Del se në tubimin e LDK’së orientimisht kanë qenë pjesëmarrësh rreth 24 mijë pjesëmarrës”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy