Gjilan: Arrestohet pasi fotografoi votën, policia jep detaje

by informim peje

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan.

Prokurori i Shtetit pas intervistimit ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit” të procedohet në procedurë të rregullt.

banner

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35, Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës”, njoftoi PK-ja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy