Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se gazetarët nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo i presioneve gjatë një procesi zgjedhor.
Në një postim në Facebook, AGK-ja deklaron se duhet të rikujtohet se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre”.
“Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë”, shkruan AGK.
Gazetarët e Klan Kosovës të cilët janë duke raportuar nga terreni sot penguar të kryejnë punën e tyre nga militantët, simpatizantët dhe aktivistë të LVV-së.