33
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK)
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
Mediat në Shqipëri sjellin pamje nga momenti kur Velijaj merret nga objekti i komunës.
Erion Veliaj është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.