Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka shkruar lidhur me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke thënë se Kurti ka dalë forca kryesore politike, megjithatë ka humbur shumicën e votave që kishte fituar në vitin 2021.
Martens thotë se bisedimet për koalicione janë të nevojshme dhe se zgjedhjet e reja në vitin 2026 janë të mundshme.
Ai s’ka përjshtuar edhe mundësinë që opozitë me përkrahje të SHBA-së të përpiqet për ta çuar Kurtin në opozitë.
“Nuk mund të bëhen parashikime të besueshme se si mund të shkojnë bisedimet e ardhshme të koalicionit, pasi shumë kombinime janë të mundshme – duke përfshirë mundësinë që partitë opozitare (me mbështetjen e SHBA) të përpiqen të formojnë një koalicion për të përjashtuar Kurtin nga pushteti”, ka thënë Martens
Michael Martens/No reliable predictions can be made how about the upcoming coalition talks might go, as too many combinations are possible – including the possibility of opposition parties (with US support) trying to form a coalition to exclude Kurti from power.