VV-ja u gjobit me 8 mijë euro në ditën e zgjedhjeve

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba edhe në ditën e zgjedhjeve, që u mbajtën dje. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 8 mijë euro.

Gjoba në vlerë prej 6 mijë euro, Vetëvendosjes i është shqiptuar pas një ankesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me deklaratat e Ministrit Faton Peci.

banner

Tjetra gjobë në vlerë 2 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë.

Një gjobë në vlerë 3 mijë euro është shqiptuar ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas ankesës së Vetëvendosjes.

Shkak ka qenë një takim i kandidatit Bali Muharremaj me punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Për qëllime elektorale dhe me qëllim të promovimit të vetës dhe subjektit të tij politik dhe me qëllim teë inkurajimit të përfitimit nga nëpunësit publik, kandidati për deputet realizon vizita në institucione publike të shëndetësisë në kundërshtim me LZP’në”, pretendohet në ankesë.

PZAP ka gjobitur edhe Koalicionin për Familjen pas ankesës së VV’së. Vlera e gjobës është 2 mijë euro dhe është për një postim të një mbështetësi të kësaj partie.

Të gjitha partitë obligohen t’i paguajnë gjobat brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e vendimeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy