Sulmuesi Bleart Tolaj i bashkohet FC Ballkanit

by

FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj

Sot, FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj në Ballkan.  Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta lirojë Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luajë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin. “Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezonë dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmojë në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane. Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte, ka shkruar në njoftimin mbi këtë transfer FC Malisheva.

Nga ana tjetër edhe FC Ballkani i uroi Tolajt mireseardhjen në një lajmërim për tifozat në rrjetet sociale. “Pjesa ofenzive e jona është forcuar edhe më shumë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Bleart Tolaj, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare. Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Malisheves është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, dhe po vazhdon përgaditjet në Ohër, ku ekipi po kryen stërvitjet përgaditore. Klubi i uron mirëseardhje Tolajt dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona” shkruan FC Ballkani.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy