Kanin: Grindjet me amerikanë nuk e ndihmuan Kurtin

by Nexhat

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij – Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Kanin thotë se nëse Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë.

banner

“Por, është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit [amerikan, Donald] Trump, janë të pakënaqur me të, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth [ish-presidentit Joe] Biden”, thotë Kanin.

Viteve të fundit, SHBA-ja disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Kanin thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

“Ishin zgjedhje ndryshe kësaj here. Serbët votuan dhe një përqindje u shkoi atyre. Po ashtu, grindjet e Kurtit me amerikanë nuk e kanë ndihmuar. Mendoj se e kanë dëmtuar deri në një masë, por jo edhe aq të madhe, sepse ky nuk është një rezultat katastrofik për të. Ai vazhdon ta ketë partinë më të madhe

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i kanë votat për të formuar koalicion pa Kurtin. Atyre u duhet më shumë mbështetje. Atë do të mund ta siguronin nëse do të shkonin në koalicion me Listën Serbe, por a do të shkonin? A do të ishin këto dy parti të gatshme të punonin me serbët për të formuar një qeveri? Kjo është pyetja. E, nëse nuk janë të gatshme, ato do ta kenë të vështirë t’i mbledhin 61 mandate në Kuvendin e Kosovës

Sipas prognozave tash për tash, Kurti mund t’i sigurojë 54 mandate, e për të formuar shumicën i duhen edhe 7. Këtë mund ta sigurojë me pakicat joserbe. Nuk po them se kjo do të ndodhë, por nëse Kurti është i gatshëm të bëjë koalicion – sepse ka thënë që jo – ai e ka shansin”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy