Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjatë kundërshtimeve të tij për pranimin e disa dokumente në prova materiale, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai shtoi së shumë dokumente kanë ardhur nga Beogradi dhe se Prokuroria duhet ta gjejë personin që i ka sjellë ato dhe prejardhjen e tyre.
“Ky është një grumbull dokumentesh që kanë ardhur nga Beogradi. Nuk e dimë se çfarë është kronologjia, janë pranuar disa dokumente dhe dëshmitari nuk lidhet drejtpërsëdrejti me dokumentet që nuk janë pranuar. Prokuroria duhet ta ndjeki procedurën e saktë, të gjejë personin që i ka sjellë dokumentet dhe të gjej prejardhjen e dokumentit, por ky nuk është dëshmitari që mund të shfrytëzohet për pranimin e këtyre dokumenteve. Nuk është mënyra e saktë kjo. Ua tash edhe më herët që Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës”, tha Dixon
Fillimisht, kur u pyet për një person me emrin Zarko Milograspasiq, dëshmitari Selimi tha se është hera e parë që po dëgjon për të.
Ndërsa, për Miroslav Suleniq dhe Dejan Stojkoviq, dëshmitari nuk u dëgjua se çfarë u përgjigj.
Sipas prokurorit Matt Halling, një provë materiale tregonte se Vladimir Spasiq është marrë në punktin “Pëllumbi” dhe i është dërguar Sahit Jasharit si komandant i Policisë Ushtarake në Zonën Operative (ZO) të Drenicës.
“Nuk e di që ka pas ndonjë rast të tillë. Nuk mës kujtohet që ka pasur ndonjë rast të tillë”, tha dëshmitari lidhur me këtë.
Më pas, prokurori pyeti se çfarë masash janë marrë nga komandant i Policisë Ushtarake në rast që do të kishte transferime të tilla nga një punkt i ndonjë njësie tek komandanti i Policisë Ushtarake në ZO të Drenicës