Smalling me Romën deri në 2025: “Nga Budapesti i nxitur për të fituar përsëri”

by

Mbrojtësi anglez do të qëndrojë në Romë deri në vitin 2025 dhe thotë fjalë dashurie për tifozët.

Chris Smalling do të qëndrojë te Roma deri në vitin 2025. Lajmi qe dihej prej disa kohësh, sot u zyrtarizua. Smalling ka rinovuar për dy sezone me të njëjtën pagë me kontratën aktuale (rreth 3 milionë) me bonuse të lidhura me paraqitjet. Këto janë fjalët e tij: “Zgjidhja për të qëndruar në Romë ishte e thjeshtë: këtu po përjetoj fazën më të mirë të karrierës sime dhe në këtë qytet të shkëlqyer familja ime dhe unë u ndjemë të mirëpritur menjëherë. Për më tepër, rritja e klubit është nën sytë e të gjithëve nga çdo këndvështrim. Së fundi, do të doja të falënderoja tifozët tanë: dashuria e tyre e pakushtëzuar gjithashtu luajti një rol në vendimin tim”. “Është një nder për mua që të rinovoj me këtë klub shumë të veçantë – shtoi Smalling në Instagram -. Unë dua të arrij qëllime të reja dhe dua ta bëj me këtë ekip. Jam i emocionuar që ta nis këtë kapitull me të gjithë ju: le të Shkoni të bëni histori së bashku. Faleminderit”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy