Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

by Nexhat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka shënuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se rezultati është i qartë në shumicën e komunave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar dominimin e LVV në shumicën e komunave, edhe pa përfshirë votat me kusht dhe ato nga diaspora

banner

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare kanë ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor, duke kërkuar transparencë në numërimin e votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përpunimin e të dhënave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy