Kupa e Kosovës: Vëllaznimi dhe Llapi kalojnë me lehtësi, Drita mposhtë Dukagjinin në penallti

by jonzefaj

Skuadra nga Liga e Parë, Vëllaznimi i Gjakovës është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës.

“Kuqezinjtë” e mposhtën 2:1 skuadrën e Gjilanit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Gjakovë, shkruan Indeksonline

banner

Golin e parë fillimisht e shënoi ish-lojtari i Dritës, Viktor Kuka, në minutën e 23’të.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Norik Krasniqi në minutën e 75’të.

Fitore në këtë raund arriti edhe Llapi, që eliminoi Vushtrrinë.

Skuadra nga Podujeva fitoi 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Golat për ekipin e Tahir Batatinës i shënuan: Elvir Gashijani dhe Erdin Dushi (autogol).

Malisheva e Bekim Isufit fitoi 0:2 ndaj Dinamos së Ferizaj.

Golat: Drilon Hazrollaj dhe Arlind Veliu.

Ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit ka shkuar në vazhdime.

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit në Kupën e Kosovës 

Drita fitoi pas penalltive me shifrat 5:4 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sinetik në Gjilan, shkruan Indeksonline

Ndeshja në 120 minuta u mbyll me shifrat e barabarta 0:0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy