Në vendimin e shpallur mbrëmjen e së mërkurës nga GJKKO, pas seancës maratonë prej 6 orësh ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 6 biznesmenët e përfshirë në këtë ccështje, mësohet se nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për biznesmenin Elman Abule, i cili do të qëndrojë në burg
Mësohet se për 5 biznesmenët e tjerë Fatmir Bektashi, Petrit Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi nuk ka ndryshuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’
Sipas vendimit të GJKKO, do të vazhdojë masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Elman Abule, po ashtu do të vazhdojë masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” ndaj personit nën hetim Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha. Sipas GJKKO, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi