Procesi i numërimit të votave ka ngecur dhe nuk ka filluar ende në shumë komuna të Kosovës

by engel

Ka vazhduar procesi i numërimit në disa qendra komunale. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka njoftuar se procesi ka filluar që nga ora 08:00.

“Ju njoftoj se në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, ka thënë Elezi.

banner

Gjithashtu, sipas tij procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra Komunale e Numërimit në Ferizaj, ndërkaq për qendrat tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti.

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar nga KQZ qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe sigurisht se kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy