40
Të paktën 15 persona u plagosën pasi një makinë hyri në një grup njerëzish në qytetin gjerman të Mynihut, kështu po raportojnë mediat gjermane.
Policia e Mynihut tha se një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën Dachauer Straße/Seidlstraße. Në deklaratën e policisë u shtua se shoferi u ndalua në vendngjarje dhe aktualisht nuk paraqet më rrezik.
Sulmi ndodhi gjatë ‘grevës Verdi’, e cila u thirr nga sindikata Verdi si pjesë e mosmarrëveshjes së vazhdueshme mbi pagat.