Pas paralajmërimit të Presidentit Trump, Hamas vendos të lirojë pengjet sipas afatit të dakorduar

by engel

Hamas tha sot se do të lirojë pengjet izraelite ashtu siç ishte e planifikuar fillimisht. Këtë deklaratë e dhanë pasi zhvilluan bisedime “pozitive” me ndërmjetësit, pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur me Izraelin mbi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Në bazë të armëpushimit të brishtë, Hamas pritet të lirojë më shumë pengje izraelite këtë fundjavë, për të cilët e kishte shtyrë lirimin, duke akuzuar Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit.

banner

“Hamas konfirmon pozicionin e tij të vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjen sipas asaj që është nënshkruar, e cila përfshin shkëmbimin e të burgosurve sipas afatit të caktuar,” thuhet në një deklaratë të grupit militant.

“Bisedimet u karakterizuan nga një frymë pozitive,” thuhet në deklaratë, duke shtuar se Egjipti dhe Katari konfirmuan se do të punojnë për të “hequr pengesat dhe për të mbushur boshllëqet.”/CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy