Nata e 9 shkurtit kur VV doli 55 % në faqe të KQZ-së, Krasniqi thotë se të dhënat i futën dy persona

by Nexhat

Anëtari i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Kransiqi, ka treguar për gabimin që kishte ndodhur natën e 9 shkurtit, kur Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kishte shkuar në 55 % në ndërkohë që votat e numëruara ishin tek 20-30 %,

Krasniqi thotë se kjo ka ndodhur, meqë dy persona të cilët kanë qenë futës të të dhënave, kanë futur në sistem shifra përtej asaj që është e logjikshme, dhe se deri në momentin që është identifikuar ky problem, rezultati i shfaqur në KQZ është shpërndarë nga mediat.

banner

 “I vetmi gabim ka qenë që dy persona, dy futës të dhënave, kanë futur shifra përtej asaj që është e logjikshme, dhe derisa është identifikuar ky problem, që ka qenë 20-30 % e votave kur ka ndodhur kjo, ajo është kapur prej mediave, është bërë publike”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë ai thotë se s’ka problem për një gjë të tillë, meqë VV përsëri ka rënë dhe është kthyer “prapë në normalitet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy