“Nuk mund të marrësh mandat demokratik duke futur në burg liderët e opozitës”/ Berisha për deklaratën e Vance: I shkon “kukullës” së Sorosit në Tiranë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur fjalën e mbajtur nga zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Në një video të shpërndarë nga zyra e shtypit e selisë blu, Berisha thotë ndër të tjera se fjalët e zv/presidentit të SHBA-së i shkojnë më së shumti kukullës së Sorosit në Tiranë, Edi Rama

banner

‘Një fjalë historike e Zv/presidentit të SHBA-ve, JD Vance në Munih, në Konferencën e Sigurisë’, shkruan Berisha në postimin e tij.

‘Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt’, shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha.

JD Vance u shpreh në Mynih, se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar liderin e opozitës, apo duke censuruar mediat

‘Ju nuk mund të fitoni një mandat qeverisës duke censuruar kundërshtarët, apo duke i futur ata në burg. Pavarësisht nëse është lideri i opozitës, apo një i krishterë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo një gazetar që po përpiqet të raportojë një lajm’, – tha ndër të tjera zv/presidenti i SHBA-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy