“Si me qenë staf i Rusisë – si Putini”, Haradinaj thotë se Kurti nuk i shërben vetëm Serbisë

by Nexhat

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar ashpër Albin Kurti, të cilin e ka cilësuar si ‘’agjend i Rusisë’’,

Haradinaj ka thënë edhe se sipas tij, Kurti është ‘’në pagë të rusëve’’.

banner

‘’Për mua nuk është problemi i zgjedhjeve, sa është problemi i drejtimit të vendit. Këto katër vjet kanë qenë tepër të rënda.  Unë kam pa në institucionet sigurisë së Amerikës dhe të NATO-s  një vlerësim secilën herë më negativ për Kosovën. Për ata edhe kam alarmu shumë herët për rreziqet për pasojat që do ti vijnë Kosovës nga kursi ashtu siç i kam thanë unë,  agjendi i Rusisë realisht Kurtit. Unë hala besoj që ky është në pagë prej rusëve, ky merr pagën, në çfarë mënyrë e merr ky e din, por punën e ka bë si me qenë staf i tyre. As i Serbisë jo, i Rusisë, edhe i Serbisë se Serbia është satelit i tyre. Ky eksplicit çdo veprim e ka herët mohimi i Republikës, ideja e bashkimit kombëtar pa u kriju Republika,  ka qenë që mos me lanë me u kriju republika. Pastaj lufta të sigurisë, mos me lanë asnjë vend mik. Krijimi i rreziqeve, edhe sulmet ndaj bizeneve, vlerat e lirë, ky i kthej qytetarët në skllav me iu gëzu 100 eurove që ia u jep njëherë në vit. Çdo gjë është në vijë sikur Putini me pas shkru këtë plan’’, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy