Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet ndër tjerash edhe për zgjedhjet, ku ka thënë se Kurti do të duhej të humbiste më shumë vota,
Tutje, Haradinaj ka thënë edhe Kurti e ka kapur çdo segment.
Po ashtu, lideri i AAK-së, ka deklaruar se Kurti do të vazhdojë të humbasë përkrahje është më shumë.
”Kurti, mendoj që nuk i ka meritu as 10%. Pra mua me vjen keq prej popullit të Kosovës, që se kanë kuptu damin që është ka ia u sjell ky njeri. Me dhimet populli jem që se kanë kuptu saktë. Por ky është shumë fatkeqësi për Kosovën. Ato 10% që i ka humb janë reale. Edhe kjo nuk është pak, duke e pasur një qeveri të plotë. E ka kapë shtetin në çdo segment të vetin, në vazhdimësi ka vazhdu me kapë deri në media, Komisionin për Media të Pavarura. RTK-së çka i ka bë, e ka bë sikur Radio Televizion i Koresë, nuk është Radio Televizioni i Kosovës. Të gjitha i ka bë, edhe i humbi 10% të votës, por mendoj që është dashtë me humb shumë më shumë. Edhe ky kthim prapa s’ka, ky do të shkojë me turp poshtë, ky e ka marrë teposhtën, ky vazhdon me ra tash”, ka thënë ai.