Selena Gomez dhe Benny Blanco: Dashuri dhe tension në kopertinën e “Interview Magazine”

by informim peje

Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, kanë pozuar për herë të parë së bashku për kopertinën e ‘Interview Magazine’, duke ndarë detaje rreth dashurisë dhe fejesës së tyre.

Në fotografitë e reja për numrin e marsit 2025, Gomez, shfaqet ‘topless’ ndërsa përqafohet me Blancon.

banner

Çifti, i fejuar prej dy muajsh, shijoi gjithashtu bisedën për albumin e tyre të ardhshëm ‘I Said I Love You First’, shkruan DailyMail.

Në një nga imazhet, ata duken me veshje të koordinuara, me xhaketa gri me shirita dhe pantallona të lirshme, ndërsa në një tjetër, Benny vishet si kalorës, dhe Selena e prek butësisht nën mjekër.

Në një foto tjetër, Gomez shfaqet me një fustan të zi të hapur dhe një xhaketë kafe, ndërsa Blanco zgjedh një pamje më të rehatshme.

Gjatë intervistës, Selena foli për unazën e fejesës me diamant Markez, duke zbuluar se kishte ndryshuar mendje disa herë për dizajnin.

Benny, nga ana e tij, pranoi: “Thjesht u përpoqa të mos bëja gabim.”

Ky set fotografish dhe rrëfimi i sinqertë i çiftit kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke konfirmuar lidhjen e tyre si një nga më të komentuarat e momentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy