39
Papa Françesku, i cili vuan nga një infeksion i frymëmarrjes, ka kaluar një natë të qetë në spital, raportoi të shtunën agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Papa u dërgua në spital të premten për trajtimin e bronkitit.
Sipas burimeve të Vatikanit të cituara nga ANSA, Papa ka kaluar një natë të qetë dhe ethet i kanë rënë.
“Ka optimizëm për terapinë e re që filloi dje”, shtoi ANSA.