Osmani takohet me senatorë amerikanë në Mynih: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar këtë aleancë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë derisa po qëndron në Munih.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për ta thelluar aleancën me SHBA’në.

banner

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.  Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy