Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

by Nexhat

Në prag të shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i është drejtuar me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Mbreti Charles ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin e Kosovës.

banner

“E nderuar Presidente, bashkëshortja ime dhe unë jemi të ngazëllyer që të dërgojmë urimet më të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe popullin e Kosovës me rastin e veçantë të Pavarësisë. Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë”, thuhet në letrën e Mbretit Charles drejtuar presidentes Osmani.

Tutje në këtë letër Mbreti Charles ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin të gjithë globin

Letra e tij mbyllet me fjalinë “Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy