Është “shumë pozitive” që SHBA dhe Rusia po bisedojnë, thotë Kremlini

by informim peje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për CNN se është “shumë pozitive” që zyrtarët amerikanë dhe rusë do të mbajnë bisedime në Riad të Arabisë Saudite, për ta diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve Moskë-Washington dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Është mirë dhe shumë pozitive që po mblidhemi për të folur. Por është paksa e parakohshme për ta bërë ndonjë prognozë. Le të presim deri të martën dhe të shohim se si do të jetë nisja e dialogut”, tha Peskov.

banner

Diskutimet do të fillojnë të martën në kryeqytetin saudit. Delegacioni i SHBA do të përfshijë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, konfirmoi më herët Departamenti i Shtetit.

Sipas Kremlinit, delegacioni rus do të përfshijë ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe ndihmësin presidencial Yury Ushakov. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, gjithashtu do t’i bashkohet bisedimeve, tha një burim për CNN.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy