Ish-presidenti: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

by Nexhat

Ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu ka thënë se me 17 shkurt të 2008-së, ish kryeministri atë botë Hashim Thaçi e ka lexuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ku kjo e fundit është dokument i rëndësishëm i kuvendit të Kosovës, por që nuk e ka shpallur atë.

“Deklarata e Pavarësisë është dokument I Kuvendit. Kemi biseduar, Thaçi e ka lexuar atë deklaratë. Nuk e ka shpallur ai, është autorësi e Kuvendit të Kosovës. Ne jemi nënshkrues të pare, sipas pozitave të shtetit. E kanë nënshkruar një dokument I cili është dokument historic. E kanë nënshkruar edhe disa deputetë të komuniteteve”, tha Sejdiu.

Sejdiu në “Debat Plus” u shpreh se me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi ka pasur çështje që nuk është pajtuar por që punët e rëndësishme për shtetin e Kosovës është bërë me mirëkuptim.

Bashkëpunimi me Thaçin e Krasniqin

banner

“Ka pasur çështje që nuk jemi pajtuar por ka pasur raste edhe kur jemi pajtuar me rrugën e bashkëpunimit institucional të nevojshëm. Kemi pasur koncepte të ndryshme, është e natyrshme. Por në temat e rrugës së Kosovës dhe zhvillimit të saj ka pasur ujdi institucionale. Ka qenë productive.

Në takimet tete a tete të së hënave, 99% janë zhvilluar në zyrën time. Nga pozita si shef I shtetit, ka shkuar në këso rrafsha. Takimet me kryetarin e Kuvendit të rralla por kanë qenë konstruktive ato që janë.
biseduar.

Temat kanë qenë aktuale, ditore  Një nga mospajtimet me kryeministrin Thaçi kanë qenë për shkak të  kryetari të Rahovecit. Arsyejet kanë qenë të thjeshta dhe shumë të qarta se ministria e Pushtetit Lokal kishte marrë vendim për dorëheqjen e tij dhe rikthimin e tij në pozicion. Kemi shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe është marrë ashtu siç mendoja unë”, shtoi Sejdiu.

Sejdiu kujtoi se datën e Pavarësisë e kanë ditur afërsisht dy javë para shpalljes por që informacionet e tilla janë ruajtur me konfidencialitet.

“Afër dy javë para shpalljes e kemi ditur datën. Janë çasje motive që secili nga ne kemi pasur. Por është e vërtetë se nuk kemi dalur jashtë disiplinës  institucionale. Kemi pasur konsulta të thella me partnerët ndërkombëtare, sidomos me SHBA duke filluar me sekretaren e shtetit dhe personalitet e tjera të vendeve aleate. Kemi dashur të ruajmë në konfidenciale  edhe pjesën e kuvendimeve pozitive. Kam dashur të mbetem një mënyre pajtimtar I një ujdije të përgjithshme të heshtur derisa të vijë momente. Ka pasur nxitime të shumë dhe llojllojshme dhe janë lidhur njerëzit me kushte. Ka pasur presion e se nuk po guxoni ta bëni 28 a jo. Ka pasur edhe përgjegje për 28 apo presioni që ka pasur. Por na bëri të kuptojmë një reagim; Lehtë është të lavdëroheni me sene të huaja. Keni kujdes”, shtoi ai

“Afër dy javë para shpalljes e kemi ditur datën. Janë çasje motive që secili nga ne kemi pasur. Por është e vërtetë se nuk kemi dalur jashtë disiplinës  institucionale. Kemi pasur konsulta të thella me partnerët ndërkombëtare, sidomos me SHBA duke filluar me sekretaren e shtetit dhe personalitet e tjera të vendeve aleate. Kemi dashur të ruajmë në konfidenciale  edhe pjesën e kuvendimeve pozitive. Kam dashur të mbetem një mënyre pajtimtar I një ujdije të përgjithshme të heshtur derisa të vijë momente. Ka pasur nxitime të shumë dhe llojllojshme dhe janë lidhur njerëzit me kushte. Ka pasur presion e se nuk po guxoni ta bëni 28 a jo. Ka pasur edhe përgjegje për 28 apo presioni që ka pasur. Por na bëri të kuptojmë një reagim; Lehtë është të lavdëroheni me sene të huaja. Keni kujdes”, shtoi ai.

Sejdiu në një rrëfim historik ka shpalosur historinë e shtetndërtimit dhe formimit të shtetit të Kosovës në 17-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Sejdiu ka thënë se shteti i Kosovës ka kapërcyer shtigje jo të lehta e sprova të shumta në rrugën e saj demokratike e të pavarur. Ai tutje tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës 17 vite më parë është ngjarje e papërshkrueshme dhe e papërsëritshme në historinë e kombit.

”Vërtetë ngjarje e papërshkrueshme, e papërsëritshme. Një 1 e një 7 bashkë, e përsëritur duke pasur parasysh peshën historike të 17 shkurtit 2008. Nuk mund ta hjeku nga mendja për gjithë ato punëqë është bërë për të arritur tek 17 shkurti.  Duke pasur parasysh sakrificat e shumë gjeneratave të modeleve të ndryshme, kohëve të ndryshme por kanë pasur për objektiv një Kosovë të lirë, një Kosovë të qytetarëve të saj, një Kosovë me shumicën shqiptare dhe respektin për të tjerëve. Dhe duke pasur parasysh zhvillimet e mëdha për të kthyer një botë të tërë, për mbështetjen e kauzës tone.

Momenti I shpalljes së Pavarësisë,  miratimi i dokumentit kushtetues apo deklaratës për shpalljen e Pavarësisë, si një moment kur hiqet një perde teatri dhe hyret në parajsë. Gjithë zhvillimet dhe investimet e mëdha, edhe  pengesat që janë paraqitur në vendin tone në takime e bisedime, por edhe projektet e tjerë që Kosova mos të gëzojë aktin madhor.

Sigurisht, ngrohja e përpjekjeve është pozitive. Jam akter i këtyre proceseve. K a edhe tema që dojnë investime plus, dojnë çasje ndryshe e dojnë një kujdes të veçantë me miqtë e Kosovës, që I kemi pasur kaherë.

Këto ndikojnë si efekt nganjëherë për të vënë barren apo peshën e ecjes më ngadalë. Kosova ka kapërcyer shtigje jo të lehta, sprova të shumta, ka dëshmuar zotësinë e saj për shtetndërtim pork a edhe tema që duan investime plus. Një investim me ardhjjen politik, pasi thojnë se politika është art I së mundshmës për të investuar e sidomos në tema strategjike”, tha Sejdiu.

Sejdiu përmendi edhe dy sulmet e fundit terrorist në territorin e vendit.

“ Sulmi në Banjskë dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit nuk janë asgjë tjetër pos nj՗ dëshirë e kundërshtarëve tanë të qesin jashtë binarëve rrjedhën normale sepse llogarisin se Kosova po ecë pozitivisht në rrugën e vet”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy