Rusia liron një tjetër amerikan të arrestuar për “kontrabandë droge”

by informim peje

Rusia ka liruar një tjetër shtetas amerikan, Kalob Byers, i cili më parë ishte ndaluar në Rusi për ‘kontrabandë droge’, shkruan prindërit e tij në Facebook.

Byers aktualisht ndodhet në ambasadën amerikane në Moskë dhe po pret një fluturim për në shtëpi.

banner

“Ju lutemi lutuni që ai të mund të bëjë fluturimin pa ndonjë problem shëndetësor. Ai tani është rikthyer me ilaçe që ndihmojnë në kontrollin e epilepsisë së tij, por ai mbeti pa ilaçe për tetë ditë”, shkruan Tonya dhe Jimmy Schuler.

Shtetasi amerikan Kalob Wayne Byers u ndalua pasi zyrtarët e doganës së aeroportit gjetën marmelatë me kanabis në bagazhin e tij.

Policia ruse tha se 28-vjeçari amerikan kishte tentuar të kontrabandonte një ‘sasi të konsiderueshme’ droge në vend, raportoi agjencia Interfax, duke cituar Shërbimin Federal të Doganave të Rusisë. Agjencia tha se amerikani u ndalua në aeroportin Vnukovo të Moskës pasi kishte fluturuar nga Stambolli më 7 shkurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy