Stuhi e fortë në SHBA, meteorologët paralajmërojnë temperatura deri në -51 gradë! Ja vendet që preken

by informim peje

Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të martën, me temperatura që parashihen të bien deri në – 51 gradë Celsius në Montana, të shoqëruara me erëra të forta. Meteorologët thonë se disa shtete do të përjetojnë stuhinë e dhjetë dhe më të ftohtën për këtë stinë, që po vjen nga drejtimi i Arktikut.

banner

Në Kentaki, Guvernatori Andy Beshear njoftoi të dielën se numri i të vdekurve kishte arritur në 9.Ai tha se të paktën 1 mijë persona, të ngujuar nga vërshimet, ishin shpëtuar. Presidenti Donald Trump miratoi kërkesën e Kentakit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi Agjencinë Federale për Menaxhimin e Situatave të bashkërendojë përpjekjet për të ofruar ndihmë në këtë shtet.

Guvernatori Beshear tha se shumica e viktimave e kishin pësuar kur makinat e tyre ishin bllokuar nga niveli i lartë i ujit. Në mesin e viktimave ishte një nënë me fëmijën e saj 7 vjeç. Në Alabama, stuhia kishte shkatërruar disa shtëpi mobile, drunjtë dhe kishte dëmtuar përçuesit e energjisë elektrike, por nuk kishte viktima në njerëz.

Në Atlantë, një person humbi jetën pasi një dru i madh ra mbi shtëpinë e tij të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve Në Dakotën e Veriut, erërat e ftohta dhe temperaturat e ulëta pritet të zbresin deri në – 50 gradë Celsius, ndërkohë që ky shtet mbetet nën “paralajmërimin për acar”./VOA

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy