Kosova përfundon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Budapest

by informim

Pasi mbrëmë barazuan (0:0) ndaj Rumanisë në një ndeshje të vështirë si pasojë e fushës së rënduar nga reshjet e shiut në stadiumin “Fadil Vokrri”, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, sot (e shtunë) kanë vazhduar me agjendën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës.

Për të rigjeneruar energjinë dhe fuqinë e tyre, lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen e kaluar si dhe Edon Zhegrova, kanë pasur një seancë të veçantë rigjeneruese në palestrën e fitnesit në hotel, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje intensive në Kampin Nacional në Hajvali.

banner

Ekspedita e Përfaqësueses do të udhëtojë drejt Budapestit në mëngjesin e nesërm, ku do të zhvillohet ndeshja e radhës tejet e rëndësishme kundër Bjellorusisë.

Përkundër zhgënjimit që solli barazimi kundër Rumanisë, djemtë dardanë janë të përgatitur të bëjnë çmos për ta fituar sfidën e radhës.

Ndeshja e katërt e kualifikimeve për Euro 2024, Bjellorusi – Kosovë, zhvillohet të hënën në stadiumin “Ferenc Szusza”, në orën 20:45.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy