Krasniqi takohet me Prattipatin: Vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re e stabile

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, në selinë e partisë së tij.

Ai tha sa ky takim vjen në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, ndërsa tha se pati një diskutim “të hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”.

banner

Krasniqi tha se PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme.

“Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy