Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të SHBA. Në një intervistë në ABC News, Suzana Gjekaj tregoi për rrugëtimin e saj dhe sfidat në forcat ajrore.
Ajo tregoi se është angazhuar në kuadrin e fluturimeve 86 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
“Duhet shumë punë ka shumë sfida për të arritur dhe për të marrë këtë gradë. Më pak se 2 % e oficerëve të Forcave ajrore amerikane arrijnë të marrin këtë gradë.
Gjatë intervistës tregoi që në Gjermani duhet të qëndrojë edhe 6 muaj, por ka dëshirë që të shtyjë qëndrimin edhe për më shumë.
“Karriera ime në Forcat Ajrore ka nisur në vitin 2003, kur kisha nisur shkollën për Stomatologji. Më pas u rekrutova pas marrjes së një burse nga Forcat Ajrore. U zgjodha unë nga klasa ime. Forcat Ajrore janë shumë të vështira, edhe më e vështirë se Ushtria mund të them. Këtu nisi edhe shkollimi dhe më pas rrugëtimi im në këtë fushë”, u shpreh ajo.