Aksion i policisë në veri: Po kontrollohen zyrat ilegale të qendrës për pune sociale, të gjeturat do t’i dorëzohen prokurorisë

by informim peje

Policia e Kosovës aktualisht është duke zhvilluar një aksion në disa zyra ilegale të qendrës për pune sociale në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani, sipas të cilit ky aksion lidhet me arrestimet që u bënë vetëm një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

banner

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Elshani thotë se pas një hetimi policia e ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga e cila kanë kerkuar që të lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

“Prokuroria Themelore ne Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër të kontrollit në Gjykatë gjë të cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, tha Elshani.

Aksioni lidhet me katër arrestime që janë bërë me 8 shkurt, vec një ditë para se të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

“Me 08 shkurt 2025 një ditë para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) në lidhje me veprën cenim i përcaktuesve të votuesve.”, tha Elshani.

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Në fakt këta zyrtar të qendrës për pune sociale e cila ishte në strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirre qytetar të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si te votojnë duke i kushtëzu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy