Skandali tek Onkologjiku, Rama: Ngjarjet e hidhura të së shkuarës, mësim që të mos përsëriten më!

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, u ndal edhe tek spitali i Onkologjikut

Ai u shpreh se ende ka probleme për t’u adresuar dhe se duhet të mësojmë nga e shkuara që raste si ai të mos përsëriten më

banner

Kreu i qeverisë tregoi një rast të ngjashëm në departamentin e kardiokirurgjisë në Zvicrës, ku skandali me korrupsionin çoi në një “pastrim” të personelit

“Kemi ende probleme për të adresuar, jemi të gjithë të vëmendshëm që mësimet e hidhura të së shkuarës të na vlejnë dhe ngjarje si ajo e onkologjikut të mos përsëritur. Por kjo është një betejë e përditshme, jo vetëm shqiptare.
Në Davos mësova rastin e kardiokirurgjisë në Zvicër që pak kohë më parë ishte përfshirë në një skandal që pasoi një pastrim të personelit për shkak të ngjarjeve korruptive me kompanitë lidhur me aparaturat mjekësore.
Shpesh ndodhemi në situata sikur biem nga qielli por kjo është një përpjekje e gjithanshme dhe e përditshme”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy