Kina kryen një stërvitje ushtarake në brigjet e Australisë/ Pekini informon qeverinë australiane vetëm disa orë më herët

by informim peje

Anijet luftarake kineze kanë kryer një stërvitje ushtarake midis Australisë dhe Zelandës së Re, një lëvizje që ka mërzitur Australinë dhe ka shkaktuar ndërprerje në trafikun ajror.

Marina Kineze informoi Ministrinë Australiane të Mbrojtjes pak përpara nisjes së stërvitjes, e cila filloi të premten (21 shkurt). Sipas njoftimit, gjatë manovrave do të përdorej zjarr i drejtpërdrejtë.

banner

Tre anije të marinës kineze një fregatë, një kryqëzor dhe një anije mbështetëse ndodheshin rreth 550 kilometra larg brigjeve të Uellsit të Ri Jugor. Stërvitja u zhvillua në ujërat ndërkombëtare dhe ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke qëndruar jashtë Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ) të Australisë. Manovrat po monitoroheshin nga një anije e Marinës së Zelandës së Re.

Anijet kineze vendosën një objektiv në ujë, manovruan dhe më pas e tërhoqën atë. Nuk u raportua ndonjë përdorim i vërtetë i zjarrit, as ndonjë sulm tokë-ajër. Megjithatë, lëvizjet e anijeve ishin të ngjashme me ato që do të kryheshin në një skenar të vërtetë luftarako. Po ashtu tre fluturime komerciale u detyruan të ndryshonin kursin e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy