Nominimi i kësaj të shtune është një nga më të rëndësishmit, pasi si rrallë herë u vendos nga opinionistët, një formulë e aplikuar për herë të parë në formatin e Shqipërisë. Ky nominim çoi kokë më kokë Livian dhe Loredanën.
Lidhur me këtë nominim ka folur edhe gazetari Andi Vrapi i cili shprehet se ajo që do të shkojë në Grande Fratello do të jetë Loredana
“Vetëm fakti që pyetja është kë preferoni më shumë është indicie që s’kemi të bëjmë me eleminim, por me diçka tjetër. Për sa kohë në nominimin e kaluar doli Krisa dhe as Livia, as Loredana dyshoj që kemi të bëjmë me eleminim. Më shumë me surprizë. Do jetë diçka shumë interesante.
Loredana mendoj shkon në Grande Fratello.
Pyetja është kë preferoni më shumë, ajo ka qenë aktive, i është shtuar mbështetja në rrjet. Mendoj që Loredana ka më shumë shanse të dalë e preferuara e votuesve dhe të presë biletën për në Itali. Jozi do bëjë këngë italisht do kapë tregun italian”, tha ai në TAR.