37
Futbollisti kosovar, Bersant Celina ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Aik-ut dhe Trelleborg, e vlefshme për Kupën e Suedisë.
Celina u shtri në fushë në minutën e 42’të duke ndjer dhimbje të mëdha në këmbë. Trajneri i klubit suedez e largoi futbollistin kosovar nga fusha, duke e zëvendësuar me ëilsonin.
Shkalla e lëndimit të Celinës nuk dihet ende, por lojtari rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në muajin mars ndaj Islandës në playoffin e UEFA Nations League.