31
Një person dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri pasditen e së hënës në Laç.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në afërsi te banesës se një 67-vjeçari, i cili raportohet të ketë ndërruar jetë.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilëz, Zhejë, ndërsa i moshuari që u qëllua në afërsi të banesës së tij për arsye ende të paditura, quhet Dodë Mamli.